
Trajneri i Kombëtares Sylvinho doli në konferencë për shtyp një ditë para miqësores me Ukrainën dhe pak ditë pas humbjes me Poloninë në Play Off-in e Botërorit.
Sipas tij, duket sikur gjithçka ka shkuar keq me Poloninë, por nuk është ashtu.
“Kemi një ndeshje të rëndësishme përpara. Viti i kaluar nuk ishte i lehtë për ekipin kombëtar. Kemi luajtur në fazën “play off”, ku ishte ndeshja më e rëndësishme në histori. Kur humbet, mendon se gjithçka ka shkuar keq, por nuk është ashtu. Ne kemi nesër ndeshje shumë të rëndësishme. Ukraina është skuadër e mirë. Janë 90 minuta për tu luajtur për rezultat të mirë.”
Sfida me Ukrainën, nuk e shoh si miqësore
“Është e vështirë të përgatisësh një ndeshje pas rezultatit të ndeshjes së parë. Kjo është e njëjtë për të dyja ekipet. Unë nuk besoj në ndeshje miqësore. Kur futemi në fushë, përqendrohemi të japim maksimumin. Nuk besoj që mund të bëhen 6-7-8 apo më shumë ndryshime. E shikoj si mundësi për lojtarët, por edhe për punë në grup. Duhet organizuar skuadra. Mund të kemi 2 apo 3 ndryshime nga ndeshja e parë.”
LEXO EDHE: Kombëtarja, Gjimshiti në konferencë për shtyp: Humbja me Poloninë prishi bukurinë e asaj që kemi bërë vitet e fundit


