Skip to content

Trump në Japoni: në fillim golf e më pas politikë

Donald Trump Shinzo Abe Golf Foto Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump e nisi vizitën e tij në Japoni duke u ndalur më parë në një fushë golfi, e bërë një dorë loje me me kryeministrin Shinzo Abe, shkruan mediat e botës.

CNN kujtoi se udhëheqësit e të dy vendeve bënë të njëjtën gjë dy vjet më parë, edhe në Japoni dhe në Florida.

Pas duelit, ata bënë dhe një selfie dyshe, për t’ja përcjellë publikut idilin e miqësisë nga Twitter-i.

Me udhëheqjen politike të Japonisë, Trump pritet të diskutojë mbi taksat tregtare dhe marrëdhëniet me Korenë e Veriut.