Skip to content

Selinë e Bankës Botërore

Sot në takimin që u zhvillua në Selinë e Bankës Botërore në Tiranë me përfaqësues nga IFC dhe SECO, prezantova një panoramë të situatës ekonomike & financiare në vend, për të kaluar më pas në një diskutim të hapur midis pjesëmarrësve rreth sfidave dhe mundësive për rritjen ekonomike të vendit, në mënyrë që mbështetja që ofron IFC dhe SECO të vazhdojë të jetë në funksion të vizionit të Qeverisë për arritjen e këtij objektivi.

Zvicra është një nga donatorët më të mëdhenj të shërbimeve të konsulencës të IFC-së kryesisht përmes Sekretariatit të Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO), gjë që e bën këtë mbledhje mjaft të rëndësishme për të gjitha vendet e Europës dhe të rajonit të Azisë Qendrore.