
Pak minuta para super-sfidës në “Fadil Vokrri”, trajnerët Franco Foda dhe Vincenzo Montella kanë publikuar formacionet zyrtare.
Përzgjedhësi i Kosovës i ka besuar një formacioni identik si ai në fitoren ndaj Sllovakisë.
Në anën tjetër, Vincenzo Montella, ka hedhur në fushë një ekip me shumë cilësi teknike.
Kosova: Muric; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbecaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi;
Turqia: Ugurcan, Kadioglu, Bardakci, Kabak, Celik; Calhanoglu, Yuksek; Yildiz, Guler, Alper; Akturkoglu.
Kosovë-Turqi starton në ora 20.45.



