Kosova luan duelin e saj historik këtë të martë kundër Turqisë, ku në stadiumin “Fadil Vokrri”, Dardanët do të tentojnë kualifikimin për në Botërorin 2026.

Trajneri i Dardanëve, Franco Foda, prite t’i besojë të njëjtëve lojtarë që hodhi në fushë përballë Sllovakisë. Në portë pritet të jetë Muriç, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Dellovsa, Hajrizi dhe Hajdari. Vojvoda dhe Gallapeni do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa në mesfushë priten të jenë Hoxha, Rexhbeçaj dhe Muslija. Në sulm priten sërish dyshja Muriqi-Asllani.

 

Formacioni i Mundshëm:

Kosova: Muriç; Dellova, Hajrizi, Hajdari; Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Muslija, Gallapeni; Asllani, Muriqi.

Trajner: Franco Foda

 

Kosovë-Turqi luhet mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 20:45.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re