PRISHTINË – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka akorduar sot një dekoratë përfaqësueses dardane të futbollit, pavarësisht humbjes 0-1 nga Turqia të martën mbrëma në finalen play-off për kualifikim në Botërorin 2026.

Paçka humbjes, Osmani ka thënë se futbollistët e kanë veshur me krenari fanellën e Kosovës dhe i ka përgëzuar për rrugëtimin e tyre. Në ceremoninë e dekorimit ishin të pranishëm kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe futbollistët Vedat Muriqi e Valon Berisha.

Kosova i shkoi një hap larg Kupës së Botës që këtë verë zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re