Skip to content

Këshilli i Ministrave merr vendimin, Kumbaro: Çdo vit tekste të reja falas për nxënësit e klasave I-V. Për më të rriturit…

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë, ku ministrat në përfundim kanë bërë të ditura dhe vendimet e marra.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka njoftuar se është miratuar vendimi për tekste falas për klasat e katra dhe të pesta, gjë që do të ndodhë çdo vit.

Deri tani një vendim i ngjashëm prekte vetëm nxënësit nga klasa e parë në të tretë.

Ndërkohë nxënësit e klasave VI-IX do të marrin tekste të reja çdo tre vite, kjo për shkak se janë më të rritur dhe konsiderohet se i mirëmbajnë më mirë ato.