Skip to content

Muçi sfidon dëmtimin: Do të luaj me çdo kusht ndaj Galatasaray

829x469 besiktas baskani serdal adalidan ernest muci aciklamasi trabzonspora kalici transferi 176597

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi ka treguar vendosmëri të madhe për të qenë në fushë në derbin e rëndësishëm të Trabzonspor ndaj Galatasaray, pavarësisht një dëmtimi muskulor.

 

Muçi pësoi një edemë në pjesën e pasme të kofshës pas ndeshjes së Shqipëria ndaj Polonia, duke u detyruar të largohej nga grumbullimi dhe të humbiste miqësoren me Ukraina.

 

Megjithatë, pas rikthimit në Turqi, gjendja e tij është përmirësuar.

 

Në bisedë me stafin, ai ka theksuar: “Do të luaj në derbi me çdo kusht. Është ndeshja më e rëndësishme e sezonit.”

 

Aktualisht, lojtari është në fazë rikuperimi dhe pritet të rikthehet në stërvitje në ditët në vijim. Vendimi përfundimtar për aktivizimin e tij do të merret pak para ndeshjes, në varësi të gjendjes fizike.

 

Trabzonspor-Galatasaray luhet ditën e shtunë, ora 19:00.

 

Aktualisht, Galatasaray kryeson rënditjen në Superligën turke me 64 pikë, ndërsa Trabzonspor rënditet i dyti me 60 pikë, po aq sa edhe Fenerbahçe.