Skip to content

Nuk pranoi dot ndarjen, shqiptari i vë flakën shtëpisë së ish-partneres, lëndohen të dy

800 0 1775156656x132421749 b21e4d82 afc4 4135 b4a4 8a8d4636fa72 sd 906

Një incident është regjistruar në Itali, ku autoritetet kanë arrestuar një 36-vjeçar shqiptar për shkak të zjarrvënies së apartamentit të ish-partneres së tij.

Ai dyshohet se ka përdorur lëndë djegëse pas një sherri të fundit me ish-partneren.

Ngjarja ndodhi disa ditë më parë në “Corso Ho Chi Min” dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Të dy u lënduan dhe u dërguan në spitalin Guzzardi, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas daljes nga spitali, u dërgua në burgun e Raguzës dhe mbahet nën mbikëqyrje të autoriteteve gjyqësore.

Konfliktet e vazhdueshme dhe ndarja që shqiptari nuk pranonte dyshohet të kenë qenë shkaku i ngjarjes.