Një aksident i rëndë ka ndodhur në një fabrikë frutash në Kiato, Greqi, ku një 40-vjeçare shqiptare është dëmtuar në kokë dhe ka humbur lëkurën e ballit dhe një pjesë të skalpit.

 

Sipas medias greke “Protothema“, ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, më 1 prill, kur makineria në të cilën po punonte 40-vjeçarja i zuri flokët, gjë që shkaktoi humbjen e lëkurës dhe dëmtime të rënda në kokë.

Ajo u dërgua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Gruaja ishte e shoqëruar nga dy persona të tjerë në spital, të cilët deklaruan fillimisht se e gjetën në atë gjendje në rrugë. Lëkura dhe flokët e punonjëses ndodheshin në një qese.

 

Dyshohet se kjo skemë nga të shoqëruarit u bë për shkak se 40-vjeçarja ndodhet ilegalisht në Greqi.

 

Punëdhënësi, sakaq, një 42-vjeçar grek, u arrestua ditën e djeshme por është liruar më vonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re