Skip to content

Kërcënimi amerikan, Irani: gati për pakt arab mos-agresioni

mohamed javad zarif

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif, i cili është në një vizitë në Bagdad, tha se Teherani do të mbrohet fuqimisht kundër çdo agresioni ushtarak ose ekonomik, referuar kërcënimeve të shtuara amerikane. Ai u kërkoi gjithashtu vendeve evropiane që të bëjnë më shumë për të ruajtur një marrëveshje bërthamore të vitit 2015.

Sipas Zarif, vendi i tij dëshiron të ndërtojë gjithashtu dhe një marrëdhënie të balancuar me fqinjët e Gjirit arab dhe sugjeroi krijimi e një aleance mos-agresioni me ta.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Irakut Mohammed Ali Alhakim, tha se vendi i tij qëndron pranë Iranit dhe është i gatshëm të jetë një ndërmjetës midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Alhakimi, duke iu referuar sanksioneve të Shteteve të Bashkuara, tha se nuk besonte se “bllokada ekonomike” do ishte rezultative.