Skip to content

Ikën në shtëpi me 400 euro fitim, të riut nga Tirana i luan mendja kur kupton se …

Një 26-vjeçar nga Tirana ka rënë pre e një mashtrimi pasi i ka shitur një celular një personi të paidentifikuar dhe ky i fundit i ka paguar 400 euro.

Mirëpo, pasi ka shkuar në shtëpi, 26-vjeçari me inicialet D.Xh., ka zbuluar se eurot që i kanë dhënë janë të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.01.2018, shtetasi D.XH, vjeç 26, banues në Tiranë, ka kallëzuar se, i ka shitur një telefon celular një shitësi të paidentifikuar, i cili i ka dhënë 400 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 143 e 183 të Kodit Penal.