Skip to content

“Dy javë më parë Ergys Agasin e kanë rrahur keq, përfundoi në spital privat”, denoncimi i fortë i Berishës: S’ka urdhër-arrest ndërkombëtar për të!

Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë për biznesmenin në kërkim, Ergys Agasi.

“Dy individë të lidhur kokë e këmbë me krimin, me bandat dhe trafikun. Nisma Vuçiç-Rama po përfundon aty ku e ka vendin. Ka ngjallur përçmim dhe ka treguar se këta dy persona nuk kanë interesa të tjera, përveç atyre të xhepit.

Po kaq është dosja e AKSHI-t. Dy javë më parë, Ergys Agasin e kanë rrahur shumë keq.
E kanë shtruar në dru. Po po! Sipas qytetarit dixhital është dërguar në një spital privat. Do të duhet të dini një gjë se Agasi mbrohet nga shteti.
Nuk ekziston mandat ndërkombëtar për Ergys Agasin. Nuk ekziston. Ky mandati në Shqipëri është i pavlerë, pasi policia atë nuk e arreston. Ai ka hequr ministra. Këto janë zhvillime për këtë prestonome të Edi Ramës. Ergysi është vetë Rama, të kuptohemi!”, tha ai.