Skip to content

Alarm për sigurinë ushqimore/ AKU bllokon 7.2 ton djathë

AKU Shkodër ka bllokuar 7.2 ton djathë në një baxho në fshatin Kosmaç, pasi nuk plotësonte kushtet higjeno-sanitare dhe kishte mungesë gjurmueshmërie të produktit.

Pas konstatimit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë duke bllokuar sasinë e djathit, si dhe aktivitetin e subjektit.

Aksioni është ndërmarrë nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër, sektori i ushqimit, dhe vjen pas takimit të zhvilluar nga kryeinspektori Sula dhe drejtoresha e AKU, Gjylameti, të cilët kanë kërkuar rritje të vigjilencës dhe intensifikim të kontrolleve në terren.