Papa Leo XIV udhëhoqi një procesion nëpër Coloseu-n në Romë të Premten e Madhe, duke mbajtur vetë kryqin, duke vazhduar ritet fetare në zemër të Kishës Katolike përpara Pashkëve, pasi kreu ritualin e larjes së këmbëve për herë të parë të Enjten e Madhe.

Një vigjilje me qirinj me mijëra katolikë brenda Coloseu-t të famshëm të Romës paraqiti lutje për jetimët e luftës dhe fëmijët emigrantë të deportuar, dhe paralajmërime për udhëheqësit botërorë se vendimet e tyre një ditë do të gjykoheshin nga Zoti.

“Çdo person në pushtet do t’i përgjigjet Zotit për mënyrën se si e përdor pushtetin e tij. Pushtetin për të filluar ose përfunduar luftën, pushtetin për të nxitur dhunë ose paqe”, u tha prej tij.

Kjo në fakt është një kapërcim në narrativën klasike islame, ku njeriut i sillet rregullisht në kujtesë bota tjetër, përballja me Krijuesin, xhehenemi dhe xheneti, gjë që narrativa klasike e krishterë e ka zbehur deri në shuarje.

Këtë lloj narrative ka tentuar ta përdor dhe vetë Rama në ligjërimet e tij kinse kundër korrupsionit, duke ua kujtuar të tijve Ditën e Llogarisë, por me një handikap të rëndë e të papranushëm teologjik, as nga ligjika më minimale, pasi Zotin e sheh te Shën Pjetri, sipas referencave fetare të gjyshes së ndjerë.

Jo, Shën Pjetri është thjesht një krijesë, si miliarda e miliarda, që do japë llogari dhe vetë para Zotit, i cili mu pse është Zot, Krijues, nuk përngjason fare me krijesat e tij. Sepse, pa këtë përballje, pa botën tjetër, pa dënimin ose shpërblimin për jetën si u jetua, bie vetë kuptimiësia e drejtë e thelbësore e jetës. Dhe ky është sekreti i madhështisë së Islamit, tërheqjes së parezistueshme ndaj tij, pasi i qartëson njeriut kuptimin e drejtë të jetës, të së mirës dhe të keqes, si dhe asaj çfarë vjen pas vdekjes deri në destinacionet finale, xhehenemi ose xheneti, pas llogarisë para Zotit.

Kuptohet që mesazhet e tipit islam të Leos me llogarinë para Zotit kanë qenë për Trump-in. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re