Skip to content

U komandua pas arratisjes së Altin Ndocit/ Ndërron jetë drejtori i burgut të Durrësit

Është ndarë nga jeta drejtori i burgut të Durrësit, Etmond Llabani.

Llabani  ishte komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit më 15 janar, pas shkarkimit të drejtorit Indrit Cërrloj, për shkak të arratisjes të Altin Ndocit.

Pas marrjes së detyrës në burgun e Durrësit, ai pësoi një hemorragji cerebrale. Për këtë arsyeje, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT.