Skip to content

Nesër kujdes kur te dilni nga shtepia/ Moti bënë kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në zonën e veriut në orët e mesditës (të larta transparente).

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 26 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.