Bayern Munchen ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, duke triumfuar me rezultatin 1-2.

 

Sfida e luajtur në kryeqytetin spanjoll nisi menjëherë me spektakël, me bavarezët që tentuan të gjenin golin në fillim me Upamecanon.

 

Kundërpërgjigja e madrilenëve nuk mungoi, të cilët iu afruan avantazhit me Vinicius dhe Mbappe.

 

Gjithsesi, katër minuta nga fundi i pjesës së parë, Gnabry gjeti të lirë Luis Diaz, me këtë të fundit që ndëshkoi Lunin.

 

Pjesa e dytë nisi ashtu siç u mbyll e para për bavarezët, të cilët shënuan dhe golin e dytë në minutën e 46’ me anë të Harry Kane, i cili ndëshkoi sërish Lunin.

 

Golat e Diaz dhe Kane

 

“Los Blancos” u zgjuan dhe provuan disa herë për të rihapur lojën, me Mbappe që shënoi në minutën e 74’, duke sjellë drithërima në kampin gjerman.

Gjithsesi, ekipi i Kompany arriti të ruante rezultatin pjesën e mbetur të lojës, duke marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë dhe duke shkuar të qetë në të dytën, ndërsa Realit do t’i duhet një “përmbysje” për të kaluar në gjysmëfinale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re