Skip to content

FOTO/ Aksident në Elbasan, makina del nga rruga dhe përfundon në përrua! Shpëton mrekullisht shoferi

Një aksident ka ndodhur në Elbasan. Një automjet ka përfunduar në përroin e Zaranikës, në afërsi të lagjes “Skënderbej”, e njohur ndryshe si lagjja “Fushë Mbret”.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin anësor. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë vetë nga automjeti pa pësuar dëmtime.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë aksident.