Ernest Muçi është ndalur te Trabzonspori, që po lufton për titullin kampion në Turqi.

 

Shkak është bërë dëmtimi që pësoi në javën e kaluar, kur edhe humbi takimin me Galatasaray-n.

 

Sot nuk ishte sërish në dispozicionin e trajnerit Fatih Teke, ndërsa po përgatitet sfida me Alanyaspor.

 

Sfida është projektuar më 11 pril, ndërsa Muçi e ka humbur edhe këtë takim të Superligës turke.

 

Muçin ndërkohë nuk e shqetëson vetëm dëmtimi. Kujtojmë se prej kohësh rrezikon, që të pezullohet me një ndeshje në rast se ndëshkohet me karton të verdhë.

 

Mesfushori me tipare sulmuese është shqetësimi kryesor i stafit të Trabzonspor, teksa vijon të jetë i huazuar nga Beşktaş.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re