Ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka reaguar pas deklaratave të Erion Braçes në Kuvend në lidhje me problematikat që ka sistemi i bujqësisë në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Spaho shkruan se Braçe po bën opozitë me fakte dhe më mirë se Partia Demokratike.

Po ashtu, ish-ligjvënësi demokrat shkruan se është Braçe ai që ia shkurton më shumë ditët në pushtet Ramës sesa opozita.

“Ky bën opozitë me fakte dhe më mirë se opozita, në interes të gjysmës së popullsisë që jeton në fshat, sepse nuk e ka blerë dot Lufra dhe oligarkët.

Ditët Ramës më parë ia shkurton Erion Braçe sesa opozita jonë”, shkruan ish-deputeti i Partisë Demokratike.

Postimi i Spahos

“Po bën opozitë me fakte”, ish-deputeti i PD-së

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re