Pas përfundimit të ndeshjeve të para çerekfinale në Champions League, UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të kësaj jave, ku dominojnë ekipet fituese si Bayern dhe PSG me nga 3 lojtarë secila.

 

Në portë është Manuel Neuer, i cili gjithashtu u zgjodh edhe si “Lojtari më i mirë i javës”.

 

Qendra e mbrojtjes: Le Normand dhe Marquinhos. Krahu i djathtë nga Stanisic i Bayern, krahu i majtë nga Araujo i Sporting Lisbon.

 

Mesfusha: Joao Neves, Kimmich dhe Kai Havertz.

 

Treshja sulmuese është vërtet fantastike: Khvicha Kvaratskhelia, Lamine Yamal dhe në qendër Julian Alvarez.

 

 

Rezultatet e çerekfinaleve të para:

 

Real Madrid-Bayern Munchen 1:2

 

Sporting Lisbona-Arsenal 0:1

 

Barcelona-Atletico Madrid 0:2

 

PSG-Liverpool 2:0

 

Kujtojmë që ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re