Skip to content

Videoskandali: kancelari austriak humbet besimin e parlamentit, bie qeveria

645x344 austrian chancellor kurz loses confidence vote 1558967167884

Kancelari austriak Sebastian Kurz dhe kabineti i tij konservator i pakicës humbën mundësinë e vazhdimit të qeverisjes, pasi partitë e opozitës bashkuan me forcat për një votë mosbesimi në parlament.

Ky është votimi i parë i suksesshëm i mosbesimit kundër një shefi të qeverisë ose një kabineti në historinë e Austrisë pas Luftës së Dytë Botërore.

Social Demokratët (SPOe) dhe Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë (FPOe) votuan kundër Kurz, duke e akuzuar se ai kishte përdorur akuzat e korrupsionit kundër ish-kancelarit të krahut të djathtë Heinz-Christian Strache për të thirrur zgjedhje të parakohshme.

FPOe ishte në koalicion me Kurz deri një javë më parë kur udhëheqësi i saj i përfshirë në një skandal korruptiv te xhiruar në video, u largua nga qeveria. Kurz përfundoi aleancën me ta, duke u bërë automatikisht një qeveri e pakicës.

Sipas kushtetutës, Presidenti Alexander Alexander van der Bellen tani duhet të emërojë një kabinet ekspertësh – qeveri teknokratike,  për të qeverisur deri në zgjedhjet e parakohshme, të cilat priten të ndodhin në shtator.