Vllaznia triumfoi minimalisht ndaj Teutës, në sfidën e javës së 31-të në Superiore.

 

Shkodranët iu falën një goli të shënuar nga Kevin Dodaj, për të marrë 3 pikë të arta në luftën për titullin kampion.

 

Për Teutën gjithçka u bë më e vështirë në minutën e 66-të, kur Artan Jazxhi u ndëshkua me të kuq, për ndërhyrje të ashpër ndaj Kallakut.

 

Në inferioritet numerik, durrsakët e kishin të vështirë për të barazuar, ndonëse tentuan disa herë.

 

Me këtë sukses, Vllaznia shkëputet në krye me 59 pikë, pesë më shumë se Egnatia e vendit të dytë.

 

Teuta renditet në vendin e gjashtë me 38 pikë të grumbulluara.

 

Kujtojmë që ditën e shtunë u luajt dueli Flamurtari-Vora që përfundoi në barazim 1 me 1.

 

Kjo javë e 31-të mbyllet të hënën me dy duelet, Bylis-Dinamo dhe Elbasani-Partizani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re