Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Bylis B dhe Orikut.

 

Takimi i luajtur në Ballsh u ndërpre në minutën e 43’ pas dhunës që shpërtheu në fushë, ku u përfshi edhe policia.

 

Në fundin e pjesës së parë, Telushi dhe Sulovari u ndëshkuan në karton të kuq nga ekipet respektive.

 

Nga video e publikuar dallohet Telushi i Orikut që shoqërohet nga Policia. Sfida ndërkohë ishte e vlefshme për javën e parafundit në Grupin B të Kategorisë së Dytë.

Ndeshja qëndroi e ndërprerë për disa minuta.

Për shkak të kartonit të kuq, Telushi ka humbur finalen që do luhet ndaj Butrintit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re