Futbolli shqiptar ka shpallur edhe kampionët e moshave ku pas Tiranës U17, e cila u shpall kampione pak ditë më parë pasi fitoj në një finale shumë të luftuar ndaj Shënkollit. Gjatë ditës së djeshme janë shpallur edhe kampionët e tjerë për moshat U17 dhe U19 në Kategorinë Superiore dhe të Parë.

Në finalen e Kategorisë Superiore U19 ku këtë sezon ishte pjesë edhe Tomori U19, titulli është fituar nga Shëkndija U19 duke thyer kështu dominimin e Vllaznisë. Ishin shkodranët e vegjël që ia dolën të shënojnë të parë me Kullën por Shkëndija përmbys gjithçka me Ajazin. Ai ia del të barazoj në fraksionin e parë dhe më pas me nisjen e së dytës vendos edhe sfidën me golin e tij.

Ndërsa në finalen e Kategorisë së Parë U19 është Termi skuadra e re kampione që pason Tomorin, fituesja e vjetshme e këtij titulli. Përballë Apolonisë, Termi është shfaqur i papërmbajtshëm duke shënuar një poker golash që siguruan kupën. Seria e golave u hap në minutën e 29’ me një penallti të realizuar nga Spahiu. Në këtë fraksion loje Termi shënon edhe dy herë me Gecin dhe Likën. Me nisjen e së dytës dy gola të tjerë për Termin duke kompletuar pesëgolëshin me Gecin e Dollashin. Më pas Termi fillon lëshon disi në lojë dhe fierakët shënojnë dy herë falë një autogoli të Doçit dhe golin e Koroveshit. Por nga sezoni i ardhshëm të dyja skuadrat do të jenë pjesë e Kategorisë Superiore për moshën U19.

Në finalen e U17 të Kategorisë së Parë është Football Republic që fiton ndaj Shkodrës por edhe në këtë rast të dy skuadrat do të jenë pjesë e Kategorisë Superiore U17.  Pas një pjese të parë të mbyllur të bardhë është Beta që prish barazpeshën duke kaluar Footbal Republic përpara. Dogjani dyfishon shifrat ndërsa për KF Shkodrën është Shpuza që hap përkohësisht lojën me golin e tij por deri në fund nuk ndryshon asgjë./Berati.TV

 

Kategoria Superiore U19, Finale

Shkëndija 2-1 Vllaznia

Shënues: Ajazi 37’, 51’/ Kula 20’

Kategoria e Parë U19, Finale

Termi 5-2 Apolonia

Shënues: Spahiu 29’, Geci 35’, 55’, Lika 40’, Dollashi 63’/ Doçi 70’(A), Koroveshi 77’

Kategoria e Parë U17, Finale

KF Shkodra 1-2 Football Republic

Shënues: Shpuza 83’/ Beta 48, Dogjani 64’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re