Skip to content

Çiljetës nuk i ndahet zemra nga Albani, ja ç’bën ajo për të pas ndarjes

Një muaj më parë në media qarkulloi lajmi se këngëtarja Çiljeta Xhilaga i kishte dhënë fund lidhjes 3 vjeçare me portierin e Partizanit Alban Hoxha. Sipas ‘Gazeta Shqiptare’ në atë kohë, Çiljeta dhe Albani i kishin shkëputur marrëdhëniet e tyre duke i dhënë fund romancës që kurrë nuk u fol publikisht.

Ndonëse thuhet se janë ndarë, Çiljetës nuk i ndahet zemra nga portieri dhe nga skuadra e sa Partizani. Këngëtarja është fotografuar në stadium duke mbështetur Albanin dhe skuadrën e zemrës qe u shpall kampione.

Në foton e siguruar nga ‘Syri.net’, Çiljeta shihet teksa qëndron në ndenjëset e stadiumit me mikeshën e saj duke ndjekur plot vëmendje ndeshjen.