Skip to content

Ndryshon ligji i ri në Gjermani, tani merrni letrat nëse ke një kontratë pune

Tё punosh nё Gjermani si i huaj nga njё vend jashtё BE? Kjo nuk ka
qenë deri tani kaq e thjeshtё. Gjermania asnjёherё nuk e ka parё veten
si vend emigracioni. Por ndёrkohё mungojnё 1.2 milionë punonjёs tё
kualifikuar.

Kush ka punё, mund tё vijё

Gati 11 milionё njerёz pa pasaportё gjermane jetojnё nё Gjermani. Çdo
vit marrin nёnshtetёsinё mbi 100.000 tё huaj. Megjithatё Republika
Federale e Gjermanisё gjatё dekadave tё shkuara asnjёherё nuk e ka
konsideruar veten si vend emigracioni.

Kjo tani po ndryshon. Me njё ligj pёr imigracionin e forcave tё
kualifikuara tё punёs do tё lehtёsohet tёrheqja e punonjёsve nga vendet
jo anёtare tё BE-sё.

Në seancat e majit, nё Bundestag parlamentarёt debatuan pёr herё tё
parё mbi kёtё ligj. Ligji rregullon, qё punonjёsit e kualifikuar nga
vendet jashtё BE-sё tё mund tё punojnё, nёse posedojnё njё kontratё pune
dhe kanё kualifikimin pёrkatёs tё njohur nё Gjermani.

Kufizimi pёr profesione tё caktuara do tё hiqet si kriter e po ashtu
dhe shqyrtimi me prioritet i aplikimeve nga gjermanё apo shtetas tё
vendeve tё tjera tё BE-sё.

Sakaq, kush ёshtё i kualifikuar dhe flet mirё gjermanisht, mund tё
lejohet tё udhёtojё pёr maksimumi gjashtё muaj nё Gjermani edhe pa njё
kontratё pune, pёr tё kёrkuar punё. Deri mё sot ky rregull vlente vetёm
pёr ata qё mbaronin studimet e larta.

Ai qё kёrkon punё duhet tё kujdeset vetë pёr tё ardhurat pёr jetesё
gjatё kёsaj periudhe. Ata nuk pёrfitojnё ndihmё sociale. Ky rregull do
tё provohet fillimisht pёr njё periudhё pesёvjeçare.

Ministri i Brendshёm, Horst Seehofer e quajti kёtё si njё “vendosje
historike piketash” pёr Gjermaninё drejt njё “politike moderne
migracioni”. Me ligjin e ri do tё ketё kritere tё qarta, se kush dhe nё
çfarё kushtesh lejohet tё vijё dhe tё qëndrojё.

Gjermania do tё ruajё kontrollin nё çdo kohё, se kush vjen nё vend,
siguroi ministri i Brendshёm: “Ne me kёtё ligj krijojmё kushtet, qё ato
forca tё kualifikuara pune, qё i duhen urgjentisht ekonomisё sonё, tё
mund tё vijnё nё mёnyrё tё rregullt dhe tё kontrolluar.”

Gjithnjё e mё shumё vende vakante pune

Rreth 1.2 milionё forca tё kualifikuara pune i mungojnё aktualisht
ekonomisё gjermane. Gjendja ёshtё mё problematike nё fushёn e shёrbimit
tё pёrkujdesjes shёndetёsore dhe nё ndёrtim. Nё paketёn ligjore ёshtё
pёrfshirё edhe rregullimi i mundёsisё pёr punё pёr azilkёrkuesit me
statusin e kufizuar tё qëndrimit “Duldung”.