Sali Berisha del nga selia e PD për t’u nisur drejt kryeministrisë me një grusht fare të vogël militantësh, pjesa më e madhe e të ciilëve janë deputetë të partisë.

Ky moment shënon edhe fillimin e saj. Kësaj radhe protesta do të nisë me fjalime.

Në protestë nuk pritet ndonjë risi, veçse rikthimi i fjalimeve. Një vendim ky i marrë si duket nga kreu i PD, pas dështimit të protestave me tur xhirosh nëpër kryeqytet.

Pas disa tubimeve me shëtitje, të cilat nuk prodhuan asgjë veçse kaos dhe bllokimin e rrugëve, Partia Demokratike ka vendosur të rikthejë podiumin e fjalimeve përballë kryeministrisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re