Skip to content

Në 6 protesta, militantët e Berishës u liruan! Me strategjinë e re, Policia kap 11 prej tyre me molotovë në duar! Provë në duart e gjykatës

Në 6 protesta kombëtare të Partisë Demokratike të zhvilluara para kryeministrisë apo të fundit, me marshime e shpërthime molotovi nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit e arrestuar nga policia, janë liruar nga Gjykata.

Përfshirë ata që sulmuan me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, sot rezidentë arti, duke rrezikuar jetën e artistëve brenda. Efekte shpërthimet te vila nami.

Në të shtatën, policia, me një drejtues të ri në krye, të sapoemëruarin Skënder Hita, veproi me një strategji të re. Grupet e zjarrit, personat e maskuar fshehur pas pankartave, të cilët erdhën para kryeministrisë udhëhequr nga lideri i tyre Sali Berisha, u pikasën që në fillim nga forcat blu.

Sapo nisën të hedhin molotovët e para drejt kryeministrisë, policia ndërhyri menjëherë aty, duke i shpërndarë me ujë, gaz lotsjellës dhe spraj. Veprimi i menjëhershëm i policisë, frenoi skenarin e militantëve, që për nga precedentët e tubimeve të mëparshme, premtonin të ishin edhe më të dhunshëm.

45 shishe molotovi të papërdorura u kapën nga efektivët, të cilat militantët i kishin përgatitur për të vijuar sulmin ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.

Shumë më pak arritën të hidheshin ndaj godinës së qeverisë, por reagimi i policisë që duket se i kapi në befasi, neutralizoi rrezikun e sulmeve të tjera. 11 persona nga mosha 18 deri në 50 vjeç u arrestuan.

Gjashtë prej tyre, u kapën në flagrancë gjatë akteve të dhunës duke hedhur lëndë piroteknike, por edhe me çanta me molotovë të paplasur, një provë konkrete kjo në duart e gjykatës, për t’i kyçur ata në qeli, duke e bërë më të vështirë lirimin e tyre të menjëhershëm, siç ka ndodhur ne protestat e mëparshme.

Në kurriz, kanë 5 akuza: “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrim i pronës me zjarr”, “Kundërshtim i punonjësit të rendit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e mjeteve të rrezikshme”.

13 protestues të tjerë nga mosha 20 deri në 51 vjeç u vunë në hetim, dy prej të cilëve të mitur 16 dhe 17 vjeç, për “Prishje të qetësisë publike”.

Për organizimin e protestës, policia e Tiranës, vuri në hetim deputetin demokrat, Klevis Balliu.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aulon Kalaja, po hetohet për përplasje me policinë, për veprën penale, goditje për shkak të detyrës.

EMRAT E TË ARRESTUARVE

Klemend Çuçka

Bujar Tusha

Henri Shapllo

Mirvet Toçilla

Igball Domi

Semi Bici

Bardhyl Ndou

Gentjan Tuga

Edison Shyti

Sokol Bajraktari

Ernest Kapo