Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato , në një takim të mbajtur me kryeministrin Edi Rama dhe operatorë të biznesit ushqimor ka deklaruar se ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, nuk është diçka që matet vetëm me qëllime dhe miratim ligjesh, por me sisteme që funksionojnë.
“Siguria ushqimore një e mirë publike themelore që u takon të gjithë qyyetarëve dhe mbron ato. Siguron që bizneset të konkurrojnë në kushte të barabarta.
Është një nga fushat më komplekse të reformës për integrimin në BE.
Ecuria në proces nuk matet më vetëm me qëllime dhe legjilsacion, por me anën e sistemeve që funksionojnë, që janë të harmonizuara me BE dhe inspektime efektive, në bazë të një vlerësimi rreziku.
Në qendër të transformimit është kategorizimi i duhur i operatorëve ushqimorë dhe përmirësimi i subjekteve në përputhej me standardet e BE.
Kjo bën të mundur që autoritetet të dallojnë operatorët që përmbushin standardet dhe ato që kërkojnë përshtatje themelore.
Kjo është e rëndësishme në sektorë si mishi dhe qumështi.
Cilësi e ulët e qumështit të papërpunuar. Kontrollet e cilësisë janë parakusht për të qenë konkurrente në tregjet e BE.
Trajtimi i qumështit nuk është opsional po hap thelbësor në procesin e integrimit dhe një nga ato piketa përmbyllëse që duhet të përmbushë Shqipëria”, tha ai.
