Zbulohet identiteti i viktimës që mbeti i vrarë gjatë përplasjes me armë në Memaliaj ku 30-vjeçari, Endri Goxhaj dhe Donald Nela u përfshinë në një konflikt ku dyshohet se shkak kanë qenë hasmëritë e vjetra.

Gjatë konfliktit mbeti i vdekur Endri Goxhaj dhe u plagos vëllai i autorit Donald Nela.

Sipas gazetares së News24, Brikena Metaj, autori Donald Nela, i njohur me pseudonimin “Tupja” është person me precedentë penalë, i cili mësohet se është kontakti i fundit që pati Erald Muço, shoku i Aleksandër Sadikajt.

Emisioni “Në Shënjestër” ka zbardhur dosjen e policisë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re