Sipas Politico, Shtëpia e Bardhë po harton një “listë” të vendeve “të mira dhe të këqija” të NATO-s, ndërsa administrata Trump kërkon mënyra për të “ndëshkuar” aleatët që refuzuan të mbështesin luftën kundër Iranit.

Sipas tre diplomatëve evropianë dhe një zyrtari të mbrojtjes amerikane të njohur me planin, iniciativa, mbi të cilën zyrtarët po punojnë përpara vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Uashington këtë muaj, përfshin një përmbledhje të kontributeve të anëtarëve në aleancë dhe një klasifikim të niveleve.

Ky është një tjetër konfirmim se Presidenti i SHBA-së Donald Trump synon të ndjekë kërcënimet e tij kundër aleatëve që nuk i përmbahen dëshirave të tij, por gjithashtu përfaqëson një mjet tjetër presioni mbi aleancën, raporton botimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re