Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Laçit, pranë bashkisë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe, si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit janë transportuar drejt Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re