Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi vodhën 40 mijë ton kafe n⌂ biznesin ku punonin.

Altin Kenga, 35 vjeç dhe Vasilika Kazo., 29 vjeçe kanë vjedhur në vite sasinë e  kafesë, që kapte vlerën e 800 mijë euroveduke mashtruar me faturat dhe inventaret.

“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera mbi kallëzimin e administratores së një subjekti në fushën e prodhimit/tregtimit të kafesë, se kishte konstatuar vjedhjen e një sasie të madhe produkti, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin e koduar “Inventari”.

Si rezultat i operacionit:
-u vunë në pranga shtetasit Altin Kenga, 35 vjeç dhe Vasilika Kazo., 29 vjeçe, magazinierë në këtë subjekt;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 29 vjeç, shpërndarës.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrat, gjatë një periudhe trevjeçare, kanë vjedhur 40 000 kilogramë kafe, nga shitja e së cilës kanë përfituar 800 000 euro.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re