Këtë të premte është zhvilluar një protestë para ambienteve të Gjykatës Kushtetuese.

Protestuesit i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese rihapjen e dosjes së 10 prillit të 1994.

Me pankarta në duar, qytetarët janë shprehur se kërkojnë drejtësi për masakrën e Peshkëpisë.

“Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë 10 prill 1994. Dëshmorë të Atdheut, Fatmir Shehu; Arsen Gjini. Alfred Beleri, i akuzuar”, shkruhet në pankarta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re