Skip to content

Misteri i Bleona Matës, shqiptari kërkon 300 euro për vendodhjen, flet nëna:

Zhdukja e Bleona Matës në vitin 2010 pa lënë gjurmë , është nga misteret më të mëdha. Në mbrëmjen e sotme në emisionin “Pa gjurmë”, është diskutuar sërish rast i saj.

Personi që dërgoi fotot nga Anglia në adresë të nënës së Bleonës, është rikthyer sërish.

Mehmet Xheladini nga Maqedonia, ka kontaktuar me Bukurie Matën, duke i kërkuar para për informacionin.

Sipas tij, vajza ndodhet në Maqedoni, ndërsa ka kërkuar 300 euro për taksi, për të ardhur deri në Tiranë.

Stafi i emisionit i vuri në dispozicion taksinë por ai hezitoi. Kjo lë të kuptohet që kemi të bëjmë me një mashtrues.

Gjithashtu, nëna e Bleonës, tha se ky person i ka kërkuar 25 mijë euro dhe 12 mijë euro.

Ndërkohë drejtuesja e emisionit tha se do të bëjnë denoncim për personin në Xheladinin, pasi ka marrë para dhe kërkon të marrë sërish.

Shiko videon