Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka mbyllur përfundimisht betejën gjyqësore mes ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, dhe Këshilli i Ministrave i Shqipërisë së bashku me Ministrinë e Brendshme.
Gjykata ka vendosur që shteti duhet t’i paguajë Nanos rreth 100 milionë lekë të vjetra si dëmshpërblim, pas shkarkimit të tij nga detyra në vitin 2022.
1 gusht 2022 me propozim të ministrit të atëhershëm të Brendshëm, ndërsa arsyeja zyrtare ishte “mosrealizimi i objektivave”.
Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë i jep fund të gjitha shkallëve të gjykimit, duke e konsideruar të pavlefshëm aktin e shkarkimit të miratuar nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë.

