Zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Balldren të Lezhës ku mbetën të vdekur dy persona, burrë e grua.

Mësohet se çifti i bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, pasi kanë konsumuar një drekë në një nga lokalet e Lezhës, kanë qenë duke ikur drejt banesës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Balldren–Torovicë, pranë banesës së 39-vjeçarit. Në këtë segment, njëri prej dy automjeteve të përfshira në atentat i ka zënë pritë mjetit tip “Audi Q7” me të cilin udhëtonte çifti, duke i bllokuar rrugën.

Menjëherë më pas, një automjet i dytë pa targa, dyshohet tip “Alfa Romeo”, është afruar në vendngjarje. Nga ky mjet kanë zbritur dy persona, të cilët kanë hapur zjarr me armë automatike kallashnikov, duke qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të çiftit.

Si pasojë e të shtënave, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci kanë humbur jetën në vendngjarje. Automjeti i tyre është gjetur i shpuar nga plumbat në mënyrë të shumtë.

Mësohet se për realizimin e atentatit janë përdorur dy automjete: njëri për bllokimin e rrugës dhe tjetri për ekzekutimin. E gjithë ngjarja dyshohet se ka qenë e mirëorganizuar dhe e planifikuar, pasi autorët kanë ndjekur gjatë gjithë ditës lëvizjet e viktimës dhe kanë pritur momentin kur ai është nisur drejt banesës.

Në vendngjarje janë konstatuar dhe sekuestruar kamera sigurie të banesave private dhe bizneseve përreth, të cilat kanë filmuar të gjithë dinamikën e atentatit, nga zënia e pritës deri te momenti i ekzekutimit.

Trupat e pajetë të çiftit kanë qëndruar për rreth 15 minuta brenda automjetit, deri në mbërritjen e forcave zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e tyre nga mjeti.

Sipas të dhënave, viktimat ishin prindër të katër fëmijëve dhe banonin në fshatin Koljakaj të Balldrenit.

Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili po merret me sekuestrimin dhe analizimin e pamjeve filmike, të konsideruara si prova kryesore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Automjeti i viktimave është gjetur i “bërë shoshë” nga plumbat ku janë gjetur mbi 30 gëzhoja, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista.

FOTO/ Atentati ndaj Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, flet i afërmi avokat: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje, shteti të fokusohet në pista të tjera

Atentati ndaj Kreshnik Mujecit për hakmarrje? Gjykata e Shkodrës e shpalli të pafajshëm për vrasjen e Gegë Mhillaj, Gjykata e Lartë e ktheu çështjen…

Atentati me 2 viktima në Balldren të Lezhës/ Policia jep detaje: Grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes, vijojnë kontrollet në zonë

VIDEO/ Ekzekutimi i çiftit në Lezhë/ Kreshnik Mujeci dhe gruaja e tij Gentjana organizatorë të Shën Markut. Morën pjesë 1 muaj më parë në protestën kundër ndërtimit të resortit në Rrjoll

VIDEO/ Atentati me 2 viktimat burrë e grua në Lezhë, policia: Ngjarja e rëndë drejt zbardhjes

Atentati në Balldren të Lezhës me 2 viktima, një nga pistat e hetimit hakmarrja për një vrasje në 2016, autorët lëvizën me 2 automjete…

Detaje nga atentati në Balldren të Lezhës/ Breshëri kallashnikovësh drejt Audi Q7 ku lëvizte Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja, autorët i zunë pritë…

FOTO-VIDEO/ Ky është viktima Kreshnik Mujeci i vrarë sot në Balldren të Lezhës. Nuk dihen shkaqet e atentatit me 2 të vdekur

VIDEO/ Pamje nga atentati në Balldren të Lezhës, viktimat dyshohen burrë e grua

FOTO/ U qëllua me armë zjarri nga një automjet në lëvizje, identifikohet një nga viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës (EMRI)

Detaje nga atentati me armë zjarri në Lezhë, dyshohet se viktimat janë burrë e grua

Të shtëna me armë zjarri drejt një makine në Lezhë, dyshohet për dy viktima

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re