Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Librazhd–Elbasan.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi kinez T. H. Ndërkohë, është dëmtuar edhe drejtuesi i mjetit tjetër, V. M., si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjete. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re