Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në qendër të Fier-Sheganit, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip “Benz”.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, një 65-vjeçar nga fshati Toshkëz. I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës nga ambulanca dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për menaxhimin e trafikut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti tip “Benz” i ka prerë rrugën motoçikletës, duke shkaktuar përplasjen.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se 65-vjeçari kishte vendosur kaskën mbrojtëse, e cila dyshohet se i ka shpëtuar jetën duke zbutur goditjen.

Grupi hetimor pritet të kryejë ekspertizën për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re