Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar përplasjet mes kreut të PS Edi Rama dhe ish ministers Eliosa Spiropali.

Berisha e quajti PS si parti e krimit, ndërsa tha se PS dhe qeveria janë kthyer në një mburojë të krimit, duke u ndalur në vjedhjet e ish kryeministres Belinda Balluku.

“Ajo parti sot është më shumë se kurrë parti krimi, ajo parti sot është parti mburojë e krimeve monstruoze ndaj shqiptareve dhe plaçkitjeve që Rama, organizata e tij kriminale i bëjnë fondeve dhe pasurisë publike.

Partia dhe qeveria janë lubizuar përfundimisht, janë grahmat e fundit të një regjimi që bëjnë gjithçka për t’u mbajtur në këmbë, por që shqiptarët kanë vendosur ta hedhin poshtë.”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re