Qëllimi i Emirateve të Bashkuara Arabe për t’u tërhequr nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) më 1 maj u njoftua nga agjencia shtetërore e lajmeve WAM.

“Ky vendim është në përputhje me vizionin strategjik dhe ekonomik afatgjatë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe zhvillimin e sektorit të saj të energjisë, duke përfshirë përshpejtimin e investimeve në prodhimin vendas të energjisë”, thuhet në deklaratë.

Sipas analistëve, ky vendim vjen pas kritikave nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndaj shteteve të tjera arabe për mosveprimin e mjaftueshëm për të mbrojtur rajonin nga sulmet iraniane gjatë luftës.

Për javë të tëra, shteti i Gjirit ka qenë shënjestër e sulmeve iraniane me raketa dhe dronë. Bllokada e Ngushticës së Hormuzit nga Teherani ka kufizuar gjithashtu rëndë aftësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe për të eksportuar naftë, duke kërcënuar vetë themelin e ekonomisë së saj.

“Vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit e kanë mbështetur njëra-tjetrën logjistikisht, por politikisht dhe ushtarakisht, besoj se pozicioni i tyre historikisht ka qenë më i dobëti”, deklaroi së fundmi Anwar Gargash, këshilltar diplomatik i Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

  • “E prisja këtë qëndrim të dobët nga Liga Arabe dhe kjo nuk më habit, por nuk e prisja nga Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit dhe kjo më habit”, shtoi ai.

Kujtojmë se OPEC është një grup vendesh kryesore prodhuese të naftës që koordinon politikat e prodhimit për të ndikuar në furnizimin dhe çmimet globale të naftës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re