Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter është regjistruar pak pas orës 16:00 në zonën e Skiathos në Greqi dhe është ndjerë edhe në Atikë, përfshirë kryeqytetin Athinë.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte rreth 4 kilometra në veri-veriperëndim të ishullit, ndërsa thellësia fokale u llogarit rreth 10 kilometra.

