SPAK ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, që lidhet me akuza për sigurim kushtesh për kryerje vrasjeje.

Në këtë pjesë të çështjes, të pandehurit kanë përfituar nga gjykimi i shkurtuar, procedurë që sjell ulje të dënimit. Sipas konkluzioneve, për Astrit Avdylin është kërkuar dënimi me 15 vite burg, i cili reduktohet në 10 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

E njëjta masë dënimi është kërkuar edhe për Emiljano Shullazin, për të cilin SPAK ka kërkuar 15 vite burg, që me gjykim të shkurtuar zbret në 10 vite.

Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, që përfshin disa episode dhe persona të dyshuar për përfshirje në aktivitete të rënda kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re