Ish-Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar një kërkesë të re në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me një masë më të lehtë.
Në kërkesën e tij, Meta ka ofruar 50 mijë euro garanci pasurore si alternativë për lirimin nga qelia. Kjo nuk është hera e parë që ai paraqet një ofertë të tillë, pasi edhe më herët ka propozuar të njëjtën shumë, por kërkesa i është refuzuar nga gjykata.
Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024 dhe po përballet me disa akuza të ngritura nga SPAK, përfshirë korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontratën lobuese të LSI-së në SHBA, si dhe pastrim parash e fshehje pasurie.
Çështja ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi tashmë është kaluar për gjykim në themel në GJKKO.
