Me siguri të gjithë e mbani mend Madonnën shqiptare, këngëtaren që
dikur bënte namin. Prej vitesh ajo u largua nga ekrani dhe vazhdoi jetën
në Zvicër me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Elda Shabani u rikthye sot
në ekran e ftuar në “Ftesë në 5”, ku tregoi për jetën e saj gjatë kësaj
kohe që nuk e kemi parë.
Elda tregoi se është e martuar me një zviceran i cili është 8 vite më
i vogël se ajo në moshë dhe u shpreh se bashkëshorti i saj është shumë i
pashëm.
Këngëtarja tregoi se nuk ka publikuar shpesh foto me bashkëshortin pasi pa që shumë femra i shkruanin në Facebook.
Elda gjatë këtyre viteve në Zvicër ka punuar psikologe, por tregoi se nga kënga nuk ka hequr dorë dhe mendon të rikthehet.
“Kam punuar në punë shteti, psikologe. Por nuk do të thotë që unë e
kam lënë këngën. Në çdo festë, në çdo dasmë kam qenë e pranishme, por jo
në Shqipëri. Nuk hoqa dorë nga karriera, por u largova paksa sepse
familja është pjesa më e bukur. Fëmijët tani janë rritur, djali është 20
vjeç dhe jeton më vete. I sigurova jetë të mirë në Zvicër. Tani kam
kohë të merrem me skenën dhe muzikën”, u shpreh Elda./Xing.al
Previous article‘Ah ta kisha edhe njëherë në krahë’, i përlotur vëllai i Bleona Matës kujton ditën kur u iku: I lutem Zotit..
