Administratori i “Alko Impex”, Arbër Abazi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.

Raportohet se paraqitja e Abazit është në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.

Në qendër të hetimeve për këtë dosje është ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për akuzën e prishjes së barazisë në tendera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re