Ish-sekretarja e përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje nga prokurorët.

Sipas burimeve, ajo ka qëndruar për disa kohë në ambientet e SPAK, ndërsa pas përfundimit të seancës së pyetjeve është larguar.

Haxhiademi është thirrur edhe më herët nga SPAK në lidhje me hetimet që po zhvillohen për dosjen “Balluku”, ku në fokus është ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e dyshuar për abuzime me tendera.

Hetimet vijojnë, ndërsa nuk bëhen ende me dije detaje të tjera nga dëshmia e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re