Skip to content

Tjetër mesazhi për Bleonën: Më tha se jam vajza e Bukurie Matës, mbante libra në dorë dhe …

Një tjetër dëshmi tronditëse ka ardhur për Bleona Matën në emisionin “Pa gjurmë”.

Një shqiptar nga Maqedonia që ka preferuar të mbetet anonim, ka treguar se e ka takuar vajzën në tetor të 2018 afër një shkolle.

Zotëria është shprehur i gatshëm për ta ndihmuar familjen e saj.

“Kam qenë në Ulqin në tetor të 2018 dhe kam qenë duke pronarin për të ikur për në punë.

Mu afrua një vajzë rreth 13-14 vjeç dhe më ka shprehur se jam vajza e Bukurie Matës nga Zapodi i Kukësit. A më çon në tek shtëpia. Ajo ishte shumë e dobët fizikisht. Ishte me libra në dorë, afër një shkolle në qendër të qytetit”, rrëfen zotëria.

Kujtojmë që Bleona ka humbur pasditen e 22 majit të vitit 2010, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit.

Ajo ishte vetëm 6-vjeçe dhe tashmë 15-vjeçe.